Tuesday, June 2, 2015

FSHF-Trajneret-Kursi-2015-UEFA-A
AlbanianSport.net 29.05.2015 17:55
ASNN – Sektori i Edukimit dhe Licencimit pranë FSHF ka filluarkursin për trajner në nivelin “UEFA A”. Ky kurs ka filluar në datën 25 maj 2015 dhe do të vazhdojë për 6 javë me radhë.
Trajnerët e ardhshëm me këtë diplomë kanë të drejtë të trajnojnë në ekipet e Kategorisë së Parë, ekipet profesioniste të Nën-17-vjeçarët dhe Nën-19-vjeçarëve, si dhe zëvendëstrajner në ekipet e Kategorisë Superiore.
Nuk është hera e parë që FSHF kujdeset për këto procedura dhe aktivitete, duke dashur që futbolli i nesërm të ketë më shumë mundësi falë trajnerëve të rinj, të cilët kanë marrë leksionet e duhura dhe strategjinë e duhur për një futboll modern.
Mbetet një problem më vete fakti që teknikët marrin pak informacion mbi teknikën moderne të futbollit.

No comments:

Post a Comment