
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Sokol Çikalleshi, raportohet se ka tërhequr vëmendjen e skuadrës portugeze Benfica.
Mediat kroate dhe ato të Shqipërisë raportojnë se 24-vjeçari është nën vëzhgim të Stuttgartit dhe Barit, dhe se ai mund të shitet mbi 2.5 milionë euro.
Shkëlqimi i Sokol Çikalleshit në Kroaci nuk ka kaluar pa u vënë re as nga klubet portugeze. Portugezja “Ojogo” raporton se kavajasi po ndiqet edhe nga Benfica.
Kampionët e 34-fishtë të Portugalisë mësohet se e kanë përcjellë nga afër Cikalleshin nëpërmjet një emisari i cili ka qenë i pranishëm në takimet e fundit që ka zhvilluar Sokoli.
Cikalleshi ka shënuar 10 gola në 32 takime duke u shndërruar në një cak për shumë klube evropiane që në sezonin e parë me RNK Split. /Telegrafi/
No comments:
Post a Comment