Tuesday, June 2, 2015

Cana ne dilem

CanaEdhe Lorik Cana është pjesë e festimeve të bardhekaltërve. Mbrojtësi i Lacios dhe kapiteni i Kombëtares ka folur rreth finales së skuadrës së tij për një vend në Ligën e Kampionëve.
“Kjo ndeshje ishte një çmenduri që i kalon të gjitha. Në fillim ishim shumë afër kualifikimit për në ‘play-off’ të Champions, pastaj shumë afër për të humbur vendin e tretë. Por, duke parë ecurinë tonë, unë mendoj se e merituam të përfundonim në podium dhe është mirë që kjo përfundoi kështu për ekipin”, është shprehur fillimisht Cana. Më tej, Loriku ka bërë edhe një përmbledhje të sezonit.
“Fundi i sezonit ka qenë shumë i komplikuar për ne dhe nuk ka qenë aspak i lehtë. E kishim humbur finalen e Kupës së Italisë përballë Juventusit si të gjitha ndeshjet e rëndësishme këtë sezon. Gjithashtu edhe imazhi i derbit përballë Romës, apo në momentin kur mund të merrnim një barazim e përfunduam gjithashtu me një humbje (1-2).Kur është bërë 90 apo 95 për qind e punës, duhet të dish dhe ta ruash atë. Në fund, kjo u kthye në favorin tonë dhe është një kënaqësi e mrekullueshme për të gjithë ekipin që e mbyllëm me sukses”, ka shtuar kapiteni i Kombëtares.
Cana ka folur edhe për ndeshjen dramatike ndaj Napolit.
“Nuk do ta kishim aspak të lehtë ndaj të gjithë ne nuk prisnim një takim ndryshe. Ishte një sfidë me shumë emocione dhe me shumë ndryshime gjatë 90 minutave që sa na afronin me Champions-in, aq edhe na largonin për një moment. Megjithatë, duke fituar një transfertë të tillë, mendoj se Lacio e ka merituar ketë vend. Podiumi në këtë fund sezoni është më se i merituar për ne”, ka treguar mbrojtësi i bardhekaltërve.
Kapiteni kuqezi është ende nën kontratë me kryeqytetasit edhe për një tjetër sezon, por ai nuk duket se është më në planet e klubit.
“Unë kam edhe një vit kontratë me Lacion, por Champions-i nuk është diçka e re për mua. Për të ardhmen time, do të diskutoj me drejtuesit dhe do të marrim një vendim të gjithë bashkë. Jam i sigurt se do të gjejmë zgjidhjen më të mirë”, ka përfunduar Cana.


Burimi: http://www.panorama-sport.com/2015/06/dyshime-per-te-ardhmen-cana-do-bisedoj-me-drejtuesit/#ixzz3bwAEKEjG

No comments:

Post a Comment